Emri i legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri vazhdon të figurojë në mesin e votuesve në Tiranë, edhe disa vjet pas vdekjes së tij.
Vokrri mbante edhe nënshtetësinë shqiptare dhe kishte të drejtën e votës, por duket se edhe pse ai ka ndërruar jetë në vitin 2018, emrin i tij ndodhet ende te Qendra e Votimit, te Liceu Artistik, në Tiranë.
Emri i tij figuronte edhe në zgjedhjet e 2021, duke shfaqur faktin se listat nuk janë përditësuar.



