Eraldo Musteqja u arrestua ditën e sotme si autori i zjarrvënies së dyfishtë në lokalin e reperit Noizy.

Vetë këngëtari i njohur bëri një postim në “Instagram”, të cilin më pas e fshiu, ku tregonte fytyrën e kushëririt të tij. Sipas Noizy-t, Eraldo Musteqja që i vogël kishte qenë problematik, pasi kishte ndërruar fe dhe ishte kthyer në një besimtar ekstremist.

Megjithatë, një tjetër version ka dalë në dritë, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër mes Eraldos dhe babit të reperit. Këtë e ka konfirmuar dhe gazetarja Vali Qyrfyçi, e cila deklaroi për “Shqipëria LIVE” se Eraldo Musteqja ka punuar më herët në këtë lokal dhe ka pasur debate me babai ne reperit, i cili është dhe pronari zyrtar i biznesit.

Ajo shtoi se që në rasti ne parë kur lokalit iu vu zjarri, kushëriri ka qenë i dyshuar për shkak të këtij konflikti.

“Ka punuar në këtë lokal dhe ka pasur një konflikt me babain e Noizyt, i cili është dhe pronari zyrtar i lokalit. Në informacionet e para u deklarua se kan jë konflikt në fmailjen e këngëtarit. U dyshua kushëriri, por më pas ishte vetë Noizy që i dha tjetër drejtim dhe hapi një psitë tjetër.

Ekziston dhe varianti që nuk i kanë dhënë pagën, por mbetet të zbardhet nga hetimi. Akuza është e rëndë, flitet për shkatërim të pronës provate dhe përndjekje.  Eraldo është besimtar mysliman praktikant.”- tha gazetarja.