Një 37-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar prej mëngjesit të së shtunës nga banesa e saj në Fier.
Selime Hasa, e cila kohë që kishte ndërprerë mjekimin, nga fshati Peshtan- Bregas është larguar e vetme. Prindërit e dëshpëruar, Shefqet e Dallendyshe Hasa, thonë se kjo është hera e dytë që vajza largohet nga banesa.
Ata kanë denoncuar humbjen e vajzës në komisariatin e policisë Fier, teksa kanë kërkuar edhe ndihmën e medias për ta gjetur.
“Më ka humbur vajza. Ditën e shtunë. Nuk ka as të dhëna, se ç’a veshi. Vajza është 37-vjeç. Këtë radhë është larguar, e ka marrë dikush e ka nxjerr veç. E kam me kartelë. Nuk i pi ilaçet. Bëmë denoncim. Kam frikë mos e merr tjetri e vret. Nuk di, ikën kot. Nuk ka bukë fare”, kanë thënë prindërit.