Kryetari i Partisë Demokratike Sali ka folur sot për akuzat dhe ankimimet e bëra nga kandidatët e listave të hapura të PD, për transferim të votave preferenciale.
Para mediave, Berisha tha se ata janë të lirië të bëjnë transparencë, teksa shtoi se ndryshe nga PS, nuk do e ndalojnë transparencën.
“Farsë elektorale nuk flas unë, është realitet i pamohueshëm. Kjo që thoni ju, 2, 3, 4, 5 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asgjë poshtë, as në këto që themi. Përkundrazi. Për sa u përket kandidatëve nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin apo procedurën, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë transparencë. Nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Ne nuk kemi dy standarde. Nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën, atë se bëjmë kurrë ne. Nuk e di sa janë. Kam përsërit udhëzimet, çdo kandidat qe kërkon transparencë, duhet ta mbështesim.”– tha Berisha.



