Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi u kap ditën e sotme me kokainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar duke përmendur përfshirjen e familjarëve të Adriatik Lapajt në listat e kandidatëve, por duke shtuar gjithashtu se ai merr udhëzime nga kreu i PD, Sali Berisha.

“Mirë prindër, familjarë e krushq kandidatë, po kjo ç’është o Tiku?! Se mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht. Se një armik do ta gjesh ti tani, siç të ka mësuar baba bufi”– shkruan ai.