Blogerja Genta Gjalpi është vënë nën hetim nga prokuroria, pasi akuzohet se ka dhunuar vajzën e partnerit të saj.
Hetimi ka nisur pas një videje të publikuar në rrjetet sociale, ku ajo është filmuar nga kamerat e sigurisë të një marketi se kryen veprime të dhunshme ndaj vajzës së mitur, të bashkëjetuesit të saj.
Në pamje, shihet Genta Gjalpi dhe vajza e vogël pranë kasës së marketit duke bërë pagesën dhe në ato momente Genta e ka kapur vajzën nga flokët. Më pas, vajza tenton të largohet ndërsa Genta në tentativë për ta kapur për dore rrëzohet, e ndjek duke e tërhequr nga bluza dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë ambienteve të marketit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Genta Gjalpi, 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme, kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.




