Është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn, ish anëtarin e UÇK-së, i cili u arrestua në Tiranë pas urdhër arrestit nga Gjykata Speciale.
Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e përfaqësuesve të akuzës.
Në Gjykatën e Apelit, ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj deklaroi pak dite me pare se “nuk ka kryer asnje krim”.
Ai është shprehur para togave të zeza se “I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim! Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”.
Ndërsa avokati i tij e ka quajtur “politike” arrestimin e Goxhaj.
“Kërkesa për ekstradim është tërësisht politike dhe për t’u bërë qejfin Serbisë. Bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat”, tha përfaqësuesi i tij ligjor, Bashkim Nikolla.