Kryeministri Rama, i cili ndodhet në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë është takuar me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë.
Rama e ka cilësuar Söder si një mik i mirë i Shqipërisë, duek shtuar se së bashku i lidh një miqësi e hershme.
“Bayerische Hof, Mynih, Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”, shkruan Rama.
Rreth 60 krerë shtetesh dhe qeverish janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë në një konferencë vjetore të sigurisë për të diskutuar konfliktet ndërkombëtare, sfidat gjeopolitike dhe marrëdhëniet transatlantike.
Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih vjen në një kohë të rëndësishme pasi administrata e re e SHBA-së mori detyrën muajin e kaluar, e shoqëruar me një përbërje të parlamentit evropian dhe zgjedhjeve parlamentare gjermane që do të mbahen vetëm një javë pas konferencës.
Plani i paqes i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dhe situata në Lindjen e Mesme janë ndër çështjet kryesore që diskutohen në konferencë.



