I ftuar në “Zona Zero”, në Top News, gazetari Adriatik Doçi ka bërë deklarata dhe akuza të forta ndaj opozitës, Meta, Berisha dhe Basha.
Ai tha se në PD po bëhet një “luftë” mes Berishës dhe Bashës, të cilët përpiqen të ruajnë monopolin e tyre dhe për të marrë para në bashkëpunim me oligarkët.
Ai tha se janë mbi 100 biznesmenë të cilët kanë paguar Bashën deri në 2021-shin, dhe pas largimit të tij nga partia këto persona kanë filluar të paguajnë Berishën.
“Të dalin krerët e opozitës nga të treja palët të denoncojnë koncisionerët, qoftë nga Basha, Meta apo Berisha. Unë mendoj se krerët e opozitës janë aksionerë të kamufluar në kompanitë kryesorë që përfitojnë para dhe prona publike nga qeveria.
Fakte dhe prova, Prokuroria të shkojë te Tatimet, kush e ka paguar Lulzim Bashën përmes kunatit deri në vitin 2021, kur e përzuri Berisha. E kanë paguar mbi 100 biznesmenë, dhe një pjesë nga të cilët, të ashtuquajtur si oligarkë kanë përfituar prona dhe para publike qindra dhe miliona euro. E kam unë listën. Pasi Berisha e përzuri Bashën, befas këto poersonazhe financojnë familjen Berisha. Pra është një luftë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kush të mbajë monopolin opozitar, për të parë çfarë të lë pushteti me opigarkët. Kjo është opozita. Këto janë fakte, pse nuk merresh me koncesionet por vetëm me incerenatorët”, tha gazetari Adriatik Doçi për “Zona Zero”.