Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i dështuar mbrëmjen e të shtunës në Elbasan.

Deri më tani në lidhje me ngjarjen  janë arrestuar dy persona, Arben Spahiu 53-vjeç dhe Arsen Preçi, 44-vjeç, pas gjetjes së gjurmëve të gishtërinjve dhe dokumenteve të falsifikuara të gjetura në makinë.

Të dy të arrestuarit kanë mohuar akuzat, por pavarësisht kësaj, grupi hetimor ka bindjen se ata janë poseduesit e armëve të sekuestruara.

Policia dyshon se shënjestër e atentatit të dështuar ishte Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit, ndwrsa vrasje mendohet të jetë porositur nga Erjon Alibej, nga qelia e burgut ku ai ndodhet, për shkak të konflikteve që kanë pasur për trafikun e drogës.

Prokuroria e Elbasanit po heton ngjarjen nëse ky grup ka lidhje me Erion Alibej. Nëse provohet që dy të arrestuarit merrnin urdhra nga Alibej, dosja i kalon SPAK për grup të strukturuar kriminal.