Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Ersekës.


Nga raportimet e para thuhet se në zënkë kanë marrë pjesë 5 persona. 


Deri tani policia raporton për një të plagosur me thikë, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Mes personave të konfliktuar kishte edhe kushërinj.


Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur situatën.