Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasdite ne sotme në Librazhd, ku një 11-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është mbytur në lumin Rrapun.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Fusha e Kromit, ndërsa kishte hyrë për t’u larë me shokët e tij. Trupi i pajetë i 11-vjeçari u nxor nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit, të ndihmuara edhe nga kolegët e Prrenjasit.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd,  dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.