Qeveria ka miratuar ditën e sotme disa ndryshime në radhët e saj, ndër të cilat edhe në ministrinë e Kulturës dhe në qeverinë vendore në Kukës.
Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë, mësohet se Meri Kumbe është liruar nga detyra si zëvendësministre e Kulturës në vend.
Ndryshimi tjetër ka qenë ai në prefekturën e Kukësit, ku nga detyra është liruar Ali Hallaçi, dhe në vend të tij ka ardhur në detyrë Albert Halilaj.
Njoftimi i Kryeministrisë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Znj. Meri Kumbe, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT KUKËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
1. Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës.