
Lulzim Basha dhe Gjergj Hani janë të dy duke mbajtur fushatën e tyre elektorale në garën për kreun e Partisë Demokratike.
Të dy kandidatët duket se ditën e sotme kanë zgjedhur të bëjnë fushatë së bashku edhe pse kundër njëri-tjetrit. Ata kanë qenë së bashku në qytetin e Fierit, ku kanë zhvilluar një takim me anëtarët e PD-së.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe foto nga takimi. Në reagimin e tij Basha shprehet se pastrimi i politikës nga çdo lidhje me krimin dhe korrupsionin, garantimi i garës përmes listave të hapura, kufizimi i mandateve dhe vota e diasporës do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e vendimmarjes në çdo nivel të politikës shqiptare.





