Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në bashkinë Himarë.

Partia Socialiste ka fituar bindshëm përballë Partisë Demokratike, teksa ka siguruar mbi 50% të votave, kundrejt PD, e cila ka marrë 39.05%.

Ndërkohë, sa i përket partive të tjera, koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” 358 vota ose 5.74% të votave. “Lëvizja Bashkë” 58 vota, “Lëvizja Atdheu” 7 vota, Partia “Koalicioni Euroatlantik” 10 vota, Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare” 20 vota, Partia “Aleanca Demokracia e Re” 8 vota dhe koalicioni “Djathtas për Zhvillim” 21 vota.