Ka përfunduar numërimi i votave edhe në bashkinë e Libohovës, ku Partia Socialiste ka arritur të fitojë.
Të majtët kanë marrë 1231 vota, ose 56.86%, teksa Partia Demokratike renditet e dyta me 768 vota, ose 35.47%.
Si forcë e tretë renditet koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, me 105 vota ose 4.85%. Ndërkohë, Partia Mundësia ka marrë 28 vota.





