Analisti i njohur, Arjan Curir, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Jo vetëm kaq, pasi ai foli edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.

Pjesë nga intervista:

Si të është dukur ky gjesti që protestuesit pasi mbarojnë protestën në Bulevard mbledhin mbeturinat?

Gjest i mirë është, por ka një gjë mbrapa. Se nuk më lë filozofia mua, dua të shikoj shkaqet, jo pasojat. Pra kush i hedh këto mbeturinat? Se dakord ne i mbledhim, po themi Bulevardi është i pastër. Ti shkon aty dhe në fund ka shumë plehra për t’u mbledhur, por kush i hedh ato? Ata që i hodhën janë më problematikë se ata që i mbledhin, se nëse ti shkon me çanta shpine, se i kam parë unë, dalin me çanta shpine, aty ka pankarta nga këto që duan të tërheqin vëmendjen, ka dhe kanaçe birre në përgjithësi ose ujë pa gaz. Ti kur i mbaron ato, nuk ke pse i hedh në tokë. Siç i ke mbaruar, mund të pish kanaçen e birrës ose birrë pa alkool, nëse je hallall, dhe atë nuk e hedh në tokë, e fut prapë në çantë. Pra, gjithë këta i hedhin ato në tokë dhe duhet të vijnë disa të tjerë për t’i mbledhur. Është kritikë për një protestë ambientaliste, të hedhi plehra në fund, është problem. Një ambientalist i vërtetë duhet t’i mbajë plehrat në çantë, mos t’i hedhi fare në tokë.