Një tentativë për grabitje nuk ka përfunduar mirë për një shqiptar në Selanikun lindor.
Sipas mediave greke, shqiptari ka hyrë në një shtëpi të vetmuar në Neo Rysio me qëllimin për të vjedhur, megjithatë, shtëpia nuk rezultoi bosh ashtu siç ai mendonte. Qiramarrësi 40-vjeçar, i cili ka vënë re praninë e banditit shqiptar, e ka qëlluar me armë gjahu që zotëronte, duke e plagosur në këmbë.
Shqiptari u dërgua i plagosur në spital dhe më pas u arrestua si hajdut i mundshëm dhe po trajtohet nën vëzhgimin e policisë.
Siç u konstatua gjatë hetimeve paraprake, shqiptari së bashku me bashkëpunëtorin e tij kishin hyrë më parë në një shtëpi në të njëjtën lagje dhe kishin zgjedhur shtëpinë e vetme të 40-vjeçarit pa e ditur që ai ndodhej brenda saj.