Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku u arrestuan 45 persona.

Kreu i Policisë së Elbasanit Ilir Proda, dekalroi se janë shoqëruar shpërndarës droge, drejtues dhe anëtarë të grupeve kriminale. Ai shtoi se në mesin e personave të ndaluar ka edhe biznesmenë dhe mosha e tyre varion nga 20-65 vjeç.

“Për asnjë nga personat e arrestuar nuk është marrë asnjë deklarim. Janë shoqëruar shpërndarës, drejtues dhe anëtarë të grupeve kriminale. Hetimet janë në vazhdim edhe për disa subjekte të tjerë. Midis tyre ka biznesmenë, ka persona me arsim të lartë, të mesëm apo dhe të tjerë. Kryesisht janë në moshës mbi 20-65 vjeç”, theksoi ai gjatë një konference për mediat.