Partia Demokratike nuk do të ketë koalicionin më të madh që ka realizuar ndonjëherë para zgjedhjeve, megjithatë ka arritur që të fusë në një listë jo pak por gjysmën e partive që do të marrin pjesë në 11 Maj.
Në limitet kohore, rreth 20 minuta para skadimit të afatit të vendosur nga KQZ, demokratët kanë marrë edhe firmën e fundit në dokumentin prej 34 faqesh të dorëzuar pranë zyrës së Ilirjan Celibashit: atë të Shpëti Idrizit.
Emri i koalicionit do të jetë “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në ndryshim nga emërtimi “Aleanca për Ndryshim” në 2021 dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në 2013. Koalicioni përmban 26 parti dhe drejtues i saj do të jetë Sali Berisha.
“Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti pjesë e koalicionit, do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve, sipas formatit të fletës së votimit të përcakuar nga KQZ në këto zgjedhje. Në listën shumëemërore të koalicionit do të përfshihen, për çdo parti të Koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale dhe negociatat e zhvilluara nga secila parti”, thuhet në marrëveshjen e depozituar në KQZ.
Partitë përbërëse të koalicionit“
- PD- Sali Berisha
- PL – Ilir Metaj
- PR- Fatmir Mediu
- PDK- Nard Ndoka
- PBDNJ- Vangjel Dule
- PAA- Agron Duka
- PKKA- Kujtim Gjuzi
- PESH- Kostaq Papa
- PAAK- Gjet Ndoj
- PAEE- Sazan Guri
- PAK- Gjovalin Shqalsi
- PLDN- Nikolin Staka
- PLL- Sokol Axhami
- PBDSH- Ylber Valteri
- POSH- Zef Shtjefni
- PLDSH- Mhill Gecaj
- PKDSH- Dhimitër Muslia
- FRD- Sali Shehu
- PBLD- Arjan Starova
- PBK- Adriatik Alimadhi
- PBKD- Artur Roshi
- PBPPSH- Selami Jenisheri
- PEISH- Rivelino Cuno
- PRVSH- Muharem Doda
- PAMIE- Vasil Sterjovski
- PDIU- Shpëtim Idrizi



