Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Ali Demit, pasi një zjarr ka rënë në një prej pallateve të një kompleksi banimi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se, flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Për pasojë, ambientet e brendshme janë mbushur me tym të dendur, duke krijuar rrezik për jetën e banorëve.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa priten verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.