Pas një kafeje pasdite që konsumuan së bashku, kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj homologes italiane, Giorgia Meloni, duke e cilësuar si motra e Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama shprehet se ardhja e kryeministres italiane në Shqipëri ishte një nder.

“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë! Faleminderit Giorgia, ishte një nder”- shkruan Rama. 

Meloni u filmua pasditen e sotme duke pirë kafe me Ramën në Lungo Mare, ndërsa në mbrëmje pritet të niset drejt Italisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)