Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se impakti i shfrytëzimit të naftëz dhe gazit të gjetur në zonën e Shpiragut, do të jetë i jashtëzakonshëm në të gjitha rastet.
Rama theksoi se është një burim i ri masiv investimi dhe financimi në organizmin e ekonomisë shqiptare, duke veçuar se do impaktojë sistemin e arsimit, sistemi ne shëndetësisë. Siaps Ramës, më shumë do ta gëzojnë fëmijët.
“E vërteta është që nga njëra anë nuk është se kemi pasur deri tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme në dispozicion, si vend flas. Burimet e shfrytëzuara në vite kanë qenë burime modeste, të keqpërdorura. Faktikisht koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, kanë qenë dorëzim total i sovranitetit dhe i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vetë në këtë pasuri te koncesionarë lloj-lloj, por megjithatë edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar.
Ne e kemi luftuar këtë trashëgimi me të gjitha mundësitë që kemi pasur, duke u gjetur para situatave kontraktuale të blinduara dhe të pamundura për t’u axhustuar. Por ama për këto kërkime në këtë territor të fushës së burimeve tona natyrore, ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këto kontrata dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale me kompanitë si SHELL apo si ENI të një niveli ndërkombëtar.
Të gjitha duhet të jenë sot në Shqipëri, çdo shqiptar, të bindur se kjo pasuri e madhe është dhe e tija dhe kjo pasuri e madhe do jetë mbështetje për çdonjërin. Nuk e kam fjalën që çdonjëri do marrë një kovë me naftë apo do marrë lekë në dorë, po përfitimi ekonomik e financiar nga kjo pasuri, do impaktojë pensionet, bilancin e pagesave në Shqipëri. Do impaktojë sistemin e arsimit, sistemi ne shëndetësisë dhe mirëqenien e fëmijëve tanë se ata do jenë përfituesit më të mëdhenj nëse ne do dimë të ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz”, deklaroi Rama.