Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nafta e zbuluar në Shpirag është e një cilësie shumë të mirë, e njëjtë me atë që nxirret në Arabinë Saudite.
Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha se përgjigjja përfundimtare për naftën e Shpiragut do të jepet në tetor nga kompania, por shtoi se nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, investimi do të jetë 3-7 miliardë euro. Sipas Ramës, përfitimet do impaktojnë çdo shqiptar, nëpërmjet pagave dhe pensioneve.
“Jemi këtu për të folur për një moment të rëndësishëm që mund të ketë një impakt historik në zhvillimin ekonomik e social por edhe në pozicionin gjeopolitik e strategjik. Siç e komunikuam dje jemi në një fazë shumë të avancuar. Jemi në prag të testimit përfundimtar që është i domosdoshëm për të testuar gazin e naftën që mund të nxirert ga nëntoka. Rezerva është aty, është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë për shkak të formacionit gjeologjik të zonës dhe invenstimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, lajmi interesant është që ende nuk është cekur lënda nën rezervën çfarë prezumon që pas kësaj rezerve mund të jetë rezerva më të mëdha. Nuk jemi në kushtet ku mund të flasim për shifra, informacionet janë jo vetëm kofidenciale por pa marrë rezultatine testit final që përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e përballueshme financiarisht. Nëse ky proces do të jetë më i kushtueshëm se rezerva do të mbetet aty për një kohë tjetër. Teknologjia Shell ka përdorur teknologjinë më të fundit në Shpirag. Paralelisht me testinq ë do të fillojë në tetor dhe rezultatat bazohen në ndjekjen e qëndryeshmërisë së fluksit që del mbi sipërfaqe, po përgatitet edhe plani masiv i investimit sepse gjithë ajo rezervë [ër tu nxjerrë sipër duhet të hyjë në infrastrukturën përkatëse për ta transportuar e për ta nxjerrë në tregun vendas dhe botë.
Lajmi tjetër fantastië shtë se nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Burimet e naftës që janë zbuluar në të shkuarën dhe që janë shfrytëzuar janëburime të një naftë të rëndë që përdoret për solar por nuk është një naftë që mund të hyjë në konsumin e automjeteve dhe vlera e saj është shumë më modeste. Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në Shqirag ka të njëjtën cilësi me naftën e Arabisë Saudite. Projekti që do të realizohet nis me 3 mld euro dhe deri në përfundim të të gjithë inftrastrukturës së nevojshme të nëj sërë shpimesh pë nxjerrjen e naftës është shtatë mld euro investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës. Ne kemi filluar prej një viti punë për ngritjen e një fondi sovran, vendet që gëzojnë pasuri të tilla natyrore kanë fonde sovrane me qëllim balancimin e të ardhurave dhe vënies në dispozicion të një pjese të të ardhurave për të ardhmen. Jemi në një proces pune kronkrete të konsultuar me fondin sovran të Norvegjisë dhe natyrisht që do të ketë një profil i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pasuesve dhe për balancimine gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar nga e shkuara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend qoftë e atyre që lindën sot në këtë vend. Impakti do të jetë i jashtëzakonshëm në të gjitha rastet. Nëse nisemi nga skenari më konservator përfitimi është sërish shumë i konsiderueshëm. Për shkak të keqadministrimit e keqqeverisjes e abuzimit histik të burimeve tona natyrorë, i dimë mirë e mos ti kthehemi. Deri tani nuk kemi pasur pasuri të jashtëzakonshme në dispozicion, burimet deri ëm tani kanë qenë modeste të keqpëdrorura. Ka qenë dorëzim total i të drejtës së popullit për të marrë pjesë në koncesionar por megjithatë edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar. Ajo që dua të them është se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi me të gjitha mundësitë që kemi pasur por ama për këto kërkime në këtë territor, ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale me kompani të nivelit ndërkombëtar. Përfitimi do të impaktojë secilin nga ne”– tha Rama.