Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ndërsa ishte e ftuar në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu solli detaje të reja në lidhje me operacionin e kryer ditën e sotme në shtëpinë e Ervis Martinajt.

Bezat u shpreh se në zonën Fushë-Kuqes, ka shumë të afërm të Vis Martinajt,  dhe Policia ka kryer kontrolle të imtësimshme në familjet shtëpuitë e tyre.

“Fushëkuqja ka qenë në kontroll për 4 orë. Ka qenë çdo rrugicë e mikëqyrur nga policia. Ka shumë të afërm të Vis Martinaj, në atë zonë, dhe janë bërë kontrolle të imtësimshme.   

Thuhet se në këtë operacion janë përfshirë edhe njerëz policie.

Në kosheret e bletës janë gjetur edhe uniforma policie, kapele uniformë. Operacioni është kryer me vendim gjykate, ka qenë operacion “top secret”. Kontrolli ka filluar që në mëngjes, edhe policia e zonës nuk ka ditur gjë për këtë informacion, për të shmangur dekonspirimin e operacionit”, tha Bezat për “Zona Zero”.