Një e mitur ka përfunduar nën hetim nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka publikuar foto intime të një 18-vjeçari. Adoleshentja, e cila është 17 vjeç, akuzohet se ka publikuar foto intime të djalit, marrëdhënia me të cilin ende nuk dihet

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, foto intime të një 18-vjeçari”, sipas njoftimit të policisë.