Një grua ka rënë nga ballkoni i një pallati pranë Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, ajo është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale apo për një rast me shkaqe të tjera.
Gjithashtu bëhet e ditur se policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


