Duket se për reperin e njohur Noizy nuk ka qetësi!

Vetëm pak ditë më parë është raportuar se një nga lokalet e tij më të mëdha dhe luksoze u dogj, teka shkaktoi dëme të pallogaritshme materiale, së fundmi një tjetër lajm është duke qarkulluar në rrjet.

Bëhet me dije nga burime të pakonfirmuara se automjeti i nënës së tij së bashku me dy biznese të tjera të reperit janë djegur ditën e djeshme.

Nuk dihet se sa i vërtetë është ky lajm, ndërkohë që vetë reperi nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale.

Konfirmojmë gjithashtu se asnjë nga autoritetet policore në Durrës nuk ka dhënë njoftim zyrtar për këtë ngjarje.