Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm i është vendosur një kufizim për vizë.
Ai është shprehur se në periudha të ndryshme ka pasur një ndalim hyrjeje në SHBA, të cilin e ka cilësuar si “sanksion vizash”, ndërsa ka mohuar përdorimin e termit “non grata” ndaj tij.
Berisha gjithashtu ka pohuar se ka pasur komunikim zyrtar lidhur me heqjen e këtij kufizimi, por nuk ka dhënë detaje mbi personin apo institucionin me të cilin ka komunikuar.
“U ktheva! Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Të jeni të sigurt… Kundërshtarët e mi kanë thënë non-grata unë se kundërshtova. Ka qenë ndalim vizash. Sot unë them u ktheva. Mirupafshim!”, është shprehur ai.


