Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Korçë-Pogradec, ku një mjet tip “Porche” është përplasur me një mjet tip “Benz”. Raportohet se nga përplasja ka mbetur e plagosur një shtetase që ishte pasagjere në mjetin tip “Porche”. Shtetasja është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të jetë bërë një parakalim i gabuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.



