Një operacion i beftë është realizuar nga SPAK ditën e sotme, ku si pasojë e tij kanë përfunduar në pranga 7 persona.
Mësohet në operacionin e zhvilluar në mëngjes ditën e sotme në Tiranë, kanë bashkëpunuar Policia e Shtetit dhe Forcat Operacionale.
Bëhet me dije se operacioni u krye pas urdhrit të SPAK, për arrestimin e kontrollin e banesave të disa personave që kanë mashtruar qytetarët europianë nëpërmjet thirrjeve telefonike të call centerave.
Deri më tani janë ndaluar shtatë persona, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga autoritetet italiane që sollën informacionin.