Këto janë pamjet që vinë nga Italia, nga ku arkivoli i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar është nisur për t’u kthyer në atdhë.

I riu mbeti i vrarë nga një shtizë në zemër, nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, në përpjekje për të mbrojtur shokun e tij italian. Fati deshi që ai të bëhej hero, por duke dhënë dhe jetën.

Siç shihet dhe në këtë pamje, arkivoli është shoqëruar me duartrokitjet e miqëve të tij, të cilët shprehen se ai ishte një hero i vërtetë.

Makina me trupin është nisur drejt portit, ku në orën 17:00 anija do të niset për në Shqipëri për të sjellë 23-vjeçarin në atdhe, ku do të prehet.