Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra në Tiranë mbrëmjen e 16 dhjetorit kishte dy celularë. Kjo gjë është vënë re pas kontrollit të mjetit të tij, gjë që ndodhi pas vrasjes.

Ndërkohë janë zbardhur dhe lista me sendet personale që u gjetën në mjetin e Papës. Në mjetin me targa AB 001 GG u sekuestruan ndër të tjera: Një sasi vlerash monetare, një portofol ‘Dior’, një kartë me mbishkrimin ‘Grand Casino Prestige Member’, një kartëvizitë me mbishkrimin e një spitali privat, dy karta banke, si edhe një çantë e markës ‘Louis Vuitton’.

Pjesë nga dosja:

Gjatë ekspertimit të vendit të ngjarjes, u sekuestruan njëkohësisht rrobat e viktimës si edhe u përpiluan veprimet përkatëse teknike, biologjike dhe kimike për faktorët plotësues të qitjes. Po kështu u krye edhe kqyrja e automjetit me targa AB 001 GG ku u sekuestruan dy aparatë celularë, një kuti syzesh boshe, dy receta mjekësore, një sasi vlerash monetare, një portofol me mbishkrimin ‘Dior’, tre karta me mbishkrimin CE, një mbishkrim ‘Blue Sky’, një kartë me mbishkrimin ‘Grand Casino Prestige Member’, një kartëvizitë me mbishkrimin e një spitali privat, leje drejtimi në emër të Edmond Papa, dy karta banke, si edhe një çantë e markës ‘Louis Vuitton’.