Ish-zyrtarja Alda Klosi kërkon lirimin nga burgu në Apel. Avokati i ish-zyrtares së Kryeministrisë, Ilirjan Muho konfirmoi për mediat se do dorezojë ankiminin e dënimit në Gjykatën e Apelit.
Klosi kërkon lirinë me argumentin se ka dy fëmijë të mitur. Ajo ka deklaruar se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.
Alda Klosi u “fundos” nga pastruesja e saj Rozeta Dobi, i cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro.
Të dyja po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”.
Ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi ishte shtruar në spital kur u dha masa “arrest me burg” ndaj saj dhe u transferua rreth orës 15:00 të ditës së enjte (9 shkurt) në qeli.
Ndërkohë, edhe Rozeta Dobi, që akuzohet për grabitjen e parave, ndodhet po ashtu në këtë burg të grave.