Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore për masën e sigurisë për ish-zyrtaren e Kryeministrisë, alda klosi.
Avokati Ilirjan Muho ka treguar se në seancën e zhilluar në Gjykatën e Tiranës ka pasur debate dhe se dëshmia e Rozeta Dobit është gënjeshtër për të lehtësuar pozitat e saj dhe të të birit të arrestuar.
I pyetur në lidhje me deklarimet që ka dhënë vëllai i Alda Klosit, avokati tregoi origjinën e shumës 125 mijë euro.
“Pati një debat të gjatë në këtë seancë. Prokurori paraqiti si provë një deklarim të dhënë nga e arrestuara Rozeta Dobi, ishte një deklarim i marrë ditët e fundit, në 3 shkurt, kur u bë dhe ndalimi. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar këtij deklarimi, është hera e katërt që ajo pyetet në prokurori dhe sa herë është pyetur ka dhënë një veriosn të ri për ngjarjen. Fillimisht nuk e ka pranuar, më pas e ka pranuar që e ka kryer këtë vepër bashkë me djalin e saj dhe më 3 shkurt ka deklaruar që këto veprime i ka kryer në një marrëveshje të plotë me Alda Klosin.
Natyrisht është një gënjeshtër, i pavërtetë, nëse do ishte kështu ka disa pyetje që u bënë në seancë dhe ne presim të zbardhet vendimi për të marrë përgjigje.
Nëse do ishte kështu si është e mundur që kasaforta që i është dhënë për tu ruajtur në shtëpi me gjithë lekët që kishte brenda, si është e mundur që është hapur dhe hedhur në kazan plehrash?
Si nëna e djali kur u arrestuan mbajtën të njëjtin qëndrim ku kanë pohuar vjedhjen e kanë dhënë mekanizmin si është kryer vepra penale.
Origjina e këtyre parave, në fazën e hetimeve të deritanishme nga vëllai i saj dhe Alda është paraqitur në prokurori një kontratë huadhënie e nënshkruar mes tij dhe një shtetasi i identifikuar një person që kryen një akrivitet të ligjshëm në vendin tonë.
Kanë nënshkruarn një deklaratë në bazë të të cilës janë dhënë 125 mijë euro për nevojat e kurimit të xhaxhait të saj në Amerikë.
Paratë janë marrë që në 1 nëntor. Janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait dhe pasi ajo është karguar në 3 dhjetor për në Amerikë këto para i janë kthyer sërish Aldës dhe familjes së saj pasi dhe vëllai jeton bashkë me të.
Me synimin që të transferoheshin në Amerikë përmes bankës.
Këto para nuk duhej ti deklaronte se një deklarim të tillë ajo e ka detyrim ligjor ta bënte deri në mars të vitit pasardhës.
Ne pamë deklaratën e saj, është e përciptë, për të cilën kemi debatuar gjatë për pyetjen që i ka bërë opgj, i ka thënë cfarë të ka humbur, pra nuk është pyetur cili është burimi i parave që të kanë humbur”, tha avokati.