Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me Bugr” për Fredi Belerin.

Kështu, kandidati i koalcionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë pritet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, për akuzat e ngritura ndaj tij për shit-blerje votash. Ndërkohë dosja hetimore i kalon Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). 

Fredi Beleri akuzohet për shit-blerjet votash, për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër. Beleri është arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.

Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues. Bashkë me Belerin, pas hekurave ka përfunduar dhe Pandeli Kokaveshi, 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.