Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve ka folur ditën e sotme në lidhje me zgjedhjet e 14 majit dhe mundësinë që ekziston për Partinë Demokratike për regjistrimin.
Teksa KQZ më herët miratoi kandidatët e PS, PL dhe PSD për KZAZ-të, Celibashi deklaroi se anëtarët e PD do të miratohen deri më 7 mars, pasi të përfundojë verifikimi i dokumenteve dhe legjitimiteti i personit që duhet të përfaqësojë PD-në në KQZ.
““Edhe në bashkëbisedimin e javës së shkuar e diskutova që situata është e tillë që duhet të konkludojëm deri në datën 7, mbi legjitimitetit e personit që do të duhet të përfaqësojnë interesat e PD më së pari në regjistrim si subjekt zgjedhor në KQZ këtu fillon përgjigja e dytë por nuk dua ta fsheh që ajo cfarë ka determinyar më shumë është fakti se ne jemi në këtë situatë edhe nëse dikush do ta lexojë ndryshe. Do të flas për rastin e komisionerit do të jetë strikt bazuar në Kodin Zgjedhor dhe pastaj dikush të thotë a është i drejtë apo jo. Në momentin që do të vendosim kjo do të jetë plotësisht në përputhje me ligjin, nuk kam asnjë lloj problemi droje për ta marrë atë vendim, do të jeni dëshmitarët”, tha ai.”- deklaroi Celibashi.