Detaje të reja vijojnë të dalin nga pengmarrja e 68-vjeçarit, Edvar Agalliu. Sipas hetimeve bëhet e ditur se rrëmbimi i tij ka qenë i planifikuar.

68-vjeçari është futur në kurth nga Nikoleta Begolli, partnerja e një prej rrëmbyesve. Edvar Agalliu kishte filluar të fliste me 32-vjeçaren ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Sulejman Sinën. Më pas dyshohet se është nxjerrë në pritë nga Nikoleta Begolli, e cila pas komunikimeve ajo i ka kërkuar që ta takonte në zonën e Pazarit të Ri.

Atje e ka pritur Sulejman Sina, vëllai i tij Klinton Sina, si edhe Idajet Mashollari, të cilët e kanë futur me forcë në makinë duke e dërguar në Kakunjë të Tiranës. Gjithashtu 31-vjeçari Sulejman Sina rezulton se më parë ka qenë i dënuar për vjedhje me dhunë.