Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në bashkinë Konispol, ku janë numëruar të 16 kutitë e votimit.
Fituese është shpallur Partia Socialiste, e cila ka marrë 2171 vota, teksa forcë e dytë është renditur PD-ASHM me 973 vota. Nga ana tjetër, forcë e tretë është renditur “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, me 373 vota.
Ndërkohë partitë e tjera janë renditur:
- Lëvizja Bashkë 23 vota;
- Lëvizja Atdheu 0 vota;
- Koalicioni Euroatlantik 9 vota;
- Aleanca Kombëtare Shqiptare 14 vota;
- Aleanca Demokracia e Re 3 vota;
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim 2 vota;
- Partia Mundësia 30 vota;
- PSD 77 vota.



