Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Rrogozhinës, ku fituese është shpallur Partia Socialiste.

Pas numërimit të kutisë së 56-të, socialistët nisën festën. PS kryesoi në Rrogozhinë në këto zgjedhje me 4864 vota, kurse PD arriti të siguronte 3481 vota. Forcë e tretë doli Partia Social Demokrate me 397 vota.

Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri më tani 264 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 42,060 vota ose 47.8%.