Në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell pasditen e djeshme konspiracionisti Alfred Cako foli për ngjarjet e vitit 1991 në vend.

“Ai tha dhe këtë: mos kujtoni që unë dhe shoku Enver nuk kemi lidhje të forta me njerëz ndërkombëtarë të fuqishëm, sidomos nga krahu i majtë. Ata do t’i përkrahin totalisht skemat tona dhe nuk e duan nacionalizmin në Shqipëri.

Ata na duan ne që jemi hibridë në politika. E kam fjalën për Sorosin dhe të tjerët,” tha Cako.

Milaim Zeka: “Ramiz Alia filloi në qarkun e ndërkombëtarëve të shfajësojë veten madje dhe Enver Hoxhën duke thënë që kur Hoxha pësoi një sulm në tru, thoshte që de facto Shqipëria udhëhiqej nga Nexhmije Hoxha.

Ky e fajësonte duke dhënë një shembull, kur u rrëzua monumenti i Enverit, Nexhmija kishte dhënë urdhër që të ekzekutoheshin njerëz që të ndalonin. Pati një përplasje të fortë atëherë mes Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, e cila doli duke qarë dhe duke sharë Enverin nga mbledhja e Byrosë Politike. Kjo është e regjistruar.

Krahu i Nexhmijes ishte për gjakderdhje. Unë e kam vërtetuar kur e mora në intervistë vetë Nexhmijen kur bënte burg shtëpiak, që thoshte duhet të vriteshin të paktën 3 veta, që të trembeshin të tjerët,” tha Zeka.