Agron Shehaj ka folur për Top News, pas incidentit të ndodhur në KZAZ. 40 në Tiranë, ku po numërohen ende vota.
Shehaj tha se po tentohen të tjetërsohen votat e Partisë Mundësia, pasi kjo parti ishte shumë pranë marrjes së një mandati të dytë. Gjithë përplasja ka nisur pasi 6 vota të Partisë Mundësia u shpallën të pavlefshme pasi kishin ngjyrë të zbehtë, edhe pse kishin dy vulat e komisionit të votimit.
“Në këtë tavolinë disa vota të Partisë Mundësia janë shpallur ta pavlefshme sepse kanë ngjyrë më të zbehtë, të pazakontë. Në kërkuam që votat të mos shpallen të pavlefshme. Këta i morën dhe i futën në kuti. Mandati i Partisë Mundësia është shumë afër. Ne nuk kemi komisioner, nuk kemi përfaqësuesin tonë. Këta kërkojnë që të dalin vëzhguesit jashtë, ndërkohë që fletët janë mbi tavolinë, edhe stilolapsat. Këta manipulojnë me në këtu, jo më po të mos jenë vëzhguesit”- tha Shehaj.


