Një plagosje me armë zjarri se ka ndodhur mëngjesin e sotëm (31 korrik) në fshatin turistik të Borshit.

Sipas informacioneve, një i ri është qëlluar me plumb në dorë teksa po pinin alkool në lokal. Dy miqtë mësohet se kanë nisur një debat në tavolinë dhe një prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar shokun me pistoletë.

Më pas autori është arratisur nga vendi i ngjarjes, por është vendosur në pranga nga blutë. Ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku ka dhënë dëshminë e tij dhe ka rrëfyer ngjarjen.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.