Fushata elektorale në Shqipëri vazhdon me ritmin e zakonshëm. Kandidatet mundohen që të fitojnë sa më shumë vota, ndërsa bie në sy fenomeni që vijon që të qëndrojë këmbëkryq mes nesh. Është fjala për përdorimin e të miturve për foto.
Kjo u diskutua sot në “Shqipëria Live”, ku në studio ishte i ftuar pastori i njohur, Akil Pano, i cili foli me tone të ashpra rreth këtij fenomeni.
“Gjatë dekadave të fundit, kemi lejuar këto fëmijë të trafikohen brenda botës së politikës, për të përmirësuar imazhin e liderëve politikë. Trafikohen fëmijët me apo lejen e prindërve në fushata elektorale”, tha pastori.
Sipas tij, në këto fushata elektorale marrin pjesë ato grupmosha interesi që nuk mund të mbrojnë veten. “Askush nga kahet politikë që kanë drejtuar në këto 3 dekata nuk kanë patur një plan konkret për fëmijët që do zbukuronte botën e tyre. Nuk ka më parqe, nuk ka më një vend ku të argëtohen. E duke qenë se këto nuk janë, e bën dyfish më të papranueshme këtë fenomen. Asnjë nga fëmijët nuk hy në më dëshirën dhe vullnetin e tij në një fushatë elektorale”, u shpreh Pano.