Qytetarët vijojnë protestën kombëtare me marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit. Mbrëmjen e sotme ata janë ndalur kara Kuvendit të Republikës, duke vijuar aty me thirrjet kundër klasës politike.  Sapo koka e marshimit ka ndaluar përpara institucionit ligjvënës, dëgjohen brohoritje të fuqishme dhe njëzëri nga turma e revoltuar, e cila ka shpërthyer në koret: “Parlamenti i krimit! Parlamenti i krimit!”.

Kjo lëvizje vjen si një tjetër mesazh i prerë i qytetarëve, të cilët pas performancave të mëparshme simbolike ku kërkuan burgosjen e liderëve politikë pa dallim partish, tashmë kanë shënjestruar godinën ku miratohen ligjet e vendit.