Shaban Shehu ndërroi jetë mesditën e sotme në fshatin Katund i Ri, teksa po bënte punime në shtëpinë e tij.
55-vjeçari ka qenë duke kryer punime brenda shtëpisë së tij të vjetër, e për këtë kishte marrë punëtor, Albert Roshin, 27-vjeç,fqinjin e tij, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit. I riu ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe ka thyer këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pasi në banesë po shembeshin muret e brendshme dhe ka qenë pikërisht mosrespektim i kushteve të punës, që shkaktoi aksidentin e rëndë rëndë.
Një fqinj i viktimës shprehet se shtëpia ishte e vjetër dhe se punimet kanë qenë të pakontrolluara. Ai po ashtu tregon se 55-vjeçari ishte babi i 3 fëmijëve.
“Prej 20 vitesh jetonin këtu. Shtëpia këtu është e re, s’kanë dy vjet që e kanë mbaruar. E ka pas blerë dhe e ka ndërtuar. Sot është shemb shtëpia e vjetër, e ka zënë poshtë tarraca. Ka dy çuna, më duket se edhe një gocë. Sot apo dje kanë punuar. Kanë punuar aty, por ajo është shembur se është e vjetër. Kanë qenë punime jo të kontrolluara dhe ka rënë banesa. Banesa ishte njëkatëshe.”- ka thënë fqinji.