Në kryeqytet vijon protesta e qytetarëve në ditën e 23-të radhazi. Ashtu si dhe në mbrëmjet e mëparshme, qytetarët po vijojnë marshimin dhe sot i janë drejtuar zonës së ish-Bllokut.
“Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Bashkohuni me ne” ishin disa nga slogane që dëgjoheshin gjatë marshimit, ku protestuesit i bënin thirrje qytetarëve në lokalet në anë të rrugës t’i bashkoheshin marshimit të tyre kundër qeverisë dhe klasës politike.



