Numri i të vdekurve në 24 orët e fundit në vendin tonë ishte 6 persona ndërkohë kishte 117 raste të reja. 


Ministria e Shëndetësisë ka informuar për shpërndarjen gjeografike të rasteve: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.


Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik


COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020) Testime totale 39183 Raste pozitive 4880 Raste të shëruara 2745 Raste Aktive 1991 Humbje jete 144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1082 Durrës 230 Shkodër 198 Vlorë 100 Lezhë 83 Fier 72 Korçë 67 Elbasan 48 Kukës 44 Berat 29 Gjirokastër 21 Dibër 17.