E premte e zezë ishte kjo e sotmja për familjen Zogu nga fshati Cingar i Poshtëm në Grmash.
Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij të mitu,r Rubensin 19 vjeç dhe Estin 14 vjeç si dhe kushëririn e tyre Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës, në fshatin Drizë të Gramshit.
Alarmin për mbytjen e tyre e dhanë familjarët, të cilët njoftuan policinë, duke thënë se 4 anëtarët e familjes Zogu janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më që aty.
Gjithçka që u gjet në breg të liqenit, ishin dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit. Trupat e tyre janë ende në ujë, ndërsa forcat palombarë të Reneas janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrje e viktimave.