Analisati Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News me moderatore Elisa gjernain, për të folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ngjela komentoi protestën e organizuar nga opozita më 12 nëntor, për të cilën ngriti dyshime se ishte e organizuar nga Rusia për të destabilizuar vendin. Sipas Ngjelës, protesta u zhvillua në të njëjtën kohë kur serbët në veri të Kosovës dhe në Mal të Zi krijuan tensione.

“Protesta nuk u shty, por kur ishte e caktuar data, një ekspert gjerman më tha “Sa herë ka konflikt mes Serbisë dhe Kosovës, duan të trazojnë gjërat. Në datën 12 edhe në Mitrovicë kishte përplasje nga serbët ekstremë, edhen ë Mal të Zi e njëjta gjë. Ndodhi në të njëjtën orë. Konflikti i madh që ndodhi dhe vazhdon të ndodhë është në Mitrovicë. Ajo e datës 12 ishte e gjitha organizuar si në Mal të Zi edhe në Kosovë, u bë edhe në Tiranë. Nuk është gjë e mirë, Saliu duhet të ketë mendjen, kaq i them! Nuk ka rëndësi si apo sa, po është Rusia brenda është anti-amerikan, kaq them.” – tha Ngjela.